Duket e vështirë, edhe pse për momentin mund të themi që edhe ndodh. Një lojtar si Gavi cilësohet si “pasuri” e Barcelonës, i formuar në Akademinë “La Masia” dhe i kthyer në një lojtar titullar për trajnerin Ksavi Hernandez. Gjithsesi, agjenti i tij është Ivan de la Penja, i cili ka qenë kapiten i … Espanjolit. Për momentin, De La Penja nuk i ka raportet aspak të mira me presidentin “blaugrana”, Zhoan Laporta, për shkak të disa deklaratave të këtij të fundit që tha se agjenti i Gavit po zvarrit bisedimet. Agjenti thotë se Barça nuk ka bërë ende asnjë ofertë. Vetë Gavi do të donte të vazhdonte në “Kamp Nou”, ndonëse Liverpuli është gati të paguajë 50 milionë eurot e klauzolës, si dhe t’i japë një rrogë më të lartë sesa katalanasit. Edhe PSG apo Bajerni kanë menduar për Gavin, ndonëse me shumë gjasë ai do të bindet nga Ksavi, në mos nga Laporta.
Sfidanti.al