Zemra e Zaniolos thotë “Roma”, por do të preferonte Milanin ndaj Juventusit

Zhoze Murinjo e do sërish në kryeqytet, po ashtu edhe populli Romanist dhe kjo nuk është pak për një “bir të ujkojës” si Nikoló Zaniolo, e megjithatë zërat për largimin e tij kanë kohë që dëgjohen. Juventusi ka kohë që e kërkon sulmuesin e Romës, që sapo fitoi Ligën e Konferencës në finalen ndaj Fejënordit në “Arenën Air Albania” të Tiranës. Në lojë është futur edhe Milani dhe sipas “La Gazeta delo Sportit”, Zaniolo do të preferonte kuqezinjtë në krahasim me bardhezinjtë, nëse do të vendoste të largohej. Arsyeja kryesore besohet është sepse Milani i trajnerit Pioli luan futboll më sulmues dhe më modern sesa Juventusi i Masimiliano Alegrit.

Sfidanti.al