Liga holandeze si Superliga jonë, Ajaksi 7 ditë pushim në Champions

Nuk është gjithnjë pengesë kur luan në një ligë të vogël, që nuk ka detyrime të mëdha televizive. Ajaksi që, për shumë arsye mund të qahet nga fakti që bën pjesë në Eredivizien e Holandës, të paktën do të ketë një arsye për t’u gëzuar në prag të gjysmëfinales ndaj Totenhemit në Champions.

Federata Holandeze e Futbollit mori vendim që të shtyheshin të gjitha ndeshjet e llogaritura për fundjavën përpara dueleve të Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë se Ajaksi do të ketë 7 ditë pushim deri në 30 prill, ndërsa Totenhemi do të ketë vetëm 3. Një diferencë jo e vogël që mund të ndikojë në fushën e lojës, por Spërsat nuk kanë asnjë mundësi për ta ndryshuar këtë realitet, sepse në Premier Ligë, të ardhurat nga të drejtat televizive janë kaq shumë të mëdha, saqë nuk mund të ketë shtyrje të tillë të ndeshjeve.

Sfidanti.al