Zinedin Zidan ka bërë një kërkesë thuajse ultimative. “Dua që të më sillni në verë Eden Hazarin”, – mësohet se kanë qenë fjalët e tij kur u kthye pas 10 muajsh tek Reali. Klubi madrilen duket se poi a plotëson dëshirën dhe këto ditë pritet që të bëhet oferta e parë për Çelsin. Gazeta “Marka” shkruan se shifra e ofruar nga Florentino Perezi do të jetë gati 100 milionë euro.
Tek Reali kanë besim për superyllin belg, pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës në “Stemford Brixh”, plus që e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Premier Liga. Jo vetëm kaq, por Çelsi rrezikon të mos kualifikohet për në Champions, gjë që do ta bënte më të sigurt ikjen e Hazarit, do t’ia ulte edhe më shumë vlerën e kartonit.
Gjithsesi, në Madrid urojnë që dështim në Champions të pësojë edhe Mançester Junajtid, pasi mendohet që Zidan do të donte të merrte edhe Pol Pogbanë. Nuk dihet qartë sesa mund të shkonte kartoni i kampionit të botës, por llogaritë janë që nëse Junajtid nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, atëherë vlera e kartonit të Pogbasë bie me 25 për qind. Reali deri tani ka bërë dy afrime për verën, mbrojtësin Eder Militao të Portos dhe talentin nga Brazili, Rodrigo Goesh.
Sfidanti.al