Liga franceze fërkon duart prej Mesin, rriten të ardhurat dhe tifozët

Mbërritja e ish-kapitenit të Barcelonës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm katalizues për kampionatin që cilësohet si i pesti më i forti në Europë, pas Premier Ligës, La Ligës, Serisë A dhe Bundesligës. Liga e Parë e Francës është në ditët e saj më të mira jo edhe aq për shkak të rritjes së konkurrencës (vjet ishte më e fortë dhe kampion doli Lila), por për shkak të ardhjes së Lionel Mesit. Mediat franceze shkruajnë se kontratat televizive janë shtuar, që do të thotë se klubet do të kenë shumë më tepër të ardhura. Po ashtu, është rritur ndjeshëm numri i teleshikuesve, që gjithashtu do të ndikojë në nivelin e të drejtave televizive dhe të kontratave me sponsorët. Vetëm në derbin e Olimpikut të Marsejës me Paris SG, numri i teleshikuesve në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme u rrit me 76 për qind.

Sfidanti.al