Alarmi në Angli, edhe në Premier Ligë vonesat qenkan të shumta

Dikur, në “Italia 90”, ndeshja mes Anglisë dhe Irlandës u etiketua “Lufta e Yjeve” për shkak të lojës me topa të lartë, ndërsa pati vetëm 48 minuta lojë efektike. Gjithsesi, kur vjen puna te kampionati anglez, ky ka qenë gjithnjë i privilegjuar dhe është cilësuar si më i shpejti dhe me më pak “firo” se çdo ligë tjetër në botë. Kohët e fundit duket se kjo gjë po ndryshon dhe sot mesatarja e kohës efektive është 54 minuta e 43 sekonda, dy minuta më pak sesa në 2013! Nëse Mançester Siti i Guardiolës mbetet një ekip që pëlqen lojën efektive duke zotëruar topin, e duke pasur mbi 60 minuta lojë të tillë, nuk mund të thuhet kështu për shumë skuadra të tjera. Aston Vila është më e keqja me vetëm 49 minuta e 23 sekonda. Liverpuli e Çelsi janë mirë, dhe trajneri Tomas Tuhel është ankuar për vonesat gjatë lojës.

Sfidanti.al