Trajneri është shumë i vlerësuar, dhe klube si Reali i Madridit, Barcelona apo Mançester Junajtidi kanë menduar për të. Argjentinasi Maurisio Poçetino është sot në timonin e Paris SG, një skuadre ku ndodhen yje si Mesi, Nejmar, Mbape, Ramos, Di Maria, Donaruma, Verrati, Markinjos, Hakimi apo Ikardi. Tomas Tuheli, trajneri që arriti finalen e Championsit, tha se kur ishte tek PSG-ja iu duk vetja si ministër i sporteve, duke u marrë më shumë me familjarët sesa me lojtarët. Edhe Poçetino i mëshon kësaj ideje. “Kurrë nuk ka pasur ekip si PSG, – tha ai, – kam lojtarët më të mirë në botë, por kam edhe familjarët si dhe cirkun mediatik të tyre. Këtu jemi për të zbatuar idetë e PSG-së, jo thjesht egot tona”.
Sfidanti.al