Lukaku mbetet në dyshim për Man. Junajtidin dhe Juventusin

Shpresat e tifozëve që ta shikonin sa më shpejt në fushë sulmuesin kryesor të ekipit duket se nuk do të realizohen. Romelu Lukaku nuk mund ta ndihmojë Çelsin në ndeshjen e radhës në Premier Ligë ndaj Leisterit, dhe trajneri Tuhel ka frikë se mungesa mund të jetë më e gjatë se kaq. Edhe pse sulmuesi belg është kthyer në stërvitje, ai ende nuk është në nivelin e duhur për të përballuar ritmin e lojës, dhe Tuheli e cilëson në dyshim edhe për sfidën ndaj Juventusit në Champions, si dhe kundër Mançester Junajtidit në kampionat. Gjithsesi, lajme të mira ka sepse lojtarë të tillë si Timo Verner, Kristian Pulishiç dhe Mejzën Maunt janë të gatshëm për blutë e Londrës, që kryesojnë Premier Ligën përpara Sitit, Uest Hemit dhe Liverpulit.

Sfidanti.al