Lejkërs pa Lebron Xhejmes, Klipers fiton derbin e Los Anxhelesit

Derbi i Los Anxhelesit në kampionatin e NBA i shkoi skuadrës së Klipers që mundi Lejkërsat me rezultatin 118-107. Lebron Xhejms nuk ishte në parket për shkak të një dëmtimi dhe mungesa e tij duket se ndikoi edhe te skuadra e tij që tani ka një bilanc prej 20 fitores dhe 16 humbjesh, ndërkohë që rivalët e Klipers e cuan këtë bilanc me 21 fitore dhe 14 humbje. ai që shkëlqeu më shumë në parket në këtë ndeshje ishte Lu Uilliams me 36 pikë të shënuara, ndërkohë që Galinari e mbylli sfidën me 19 pikë e 10 topa në tabelë. te Lejkërs, më i miri ishte Kuzma me 24 pikë personale.

Orlando befason të gjithë teksa në Florida mposhti kryesuesit e Konferencës së Lindjes, Toronto Raptors 116-87. Mexhik ishte në një ditë të jashtëzakonshme dhe kjo kuptohet edhe nga diferenca prej 29 pikësh me të cilën e fitoi këtë përballje me kanadezët. Nikola Vucevic ishte njeriu i ndeshjes për Orlandon me 30 pikë e 20 topa në tabelë, por dhanë një kontribut edhe Ajzëk me 14 pikë dhe Ogustin me 17. ndërsa te toronto, të vetmit që mund të vlerësohen pozitivisht janë Leonard me 21 pikë dhe Ibaka me 17

Në Luiziana, Nju Orlins dhe Dallas zhvilluan një sfidë vërtet interesante, por vendasit e Pelicans fituan 114-112. Kjo përballje kishte një tjetër sfidë në vetvete; atë mes Luka Doncic për Dallasin që vendosi një rekord të ri personal me 34 pikë të shënuara dhe Entoni Devis edhe ky me statistika të frikshme; 48 pikë e 17 topa në tabelë.

sfidanti.al