Ishte 29 dhjetori i vitit 2013 kur bota sportive u trondit nga lajmi për aksidentin e rëndë të pësuar nga legjenda e Formula 1, Mikael Shumaher teksa bënte ski në alpet franceze ku kishte shkuar për pushime së bashku me familjen e tij. një goditje e fortë në kokë rezultoi i shkaktoi një dëmtim të rëndë cerebral ish pilotit të Ferrarit e Mercedes, që iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërkohë që për 6 muaj qëndroi në koma. Fillimisht ai qëndroi në një spital në Francë për t’u transferuar më pas në Zvicër.
Tashmë, 5 vjet pas këtij aksidenti, ende ka enigma për gjendjen reale të Shumaher, pasi familjarët e tij vazhdojnë të jenë hermetikë në deklaratat e tyre, edhe pse nuk mungojnë të dhëna nga persona të tjera, të dhëna që nuk kanë gjetur konfirmime për momentin
Ndërkaq, bota e Formula 1 po përgatitet të nderojë Mikael Shumaher për 50 vjetorin e tij të lindjes që është në 3 janar të 2019. Fondacioni ‘Keep Fighting’ do të krijojë një aplikacion zyrtar të ish kampionit të botës për të bërë një homazh në nder të tij, ndërsa Formula One Management do të postojë mezashe dedikuar tij në rrjetet sociale. Nuk mund të mungojë në këto përgatitje Ferrari që në Maranelo do të hapë ekspozitën ‘Michael 50’ pikërisht në ditën e tij të lindjes 3 janar.
sfidanti.al