Futbolli italian nuk gjen paqe; tjetër episod dhune mes tifozëve.

Futbolli italin nuk po gjen paqe në këto ditë të fundit të 2018. 3 ditë pas asaj që ndodhi në prag të ndeshjes mes Interit e Napolit ku mbeti i vdekur një tifoz, një tjetër episod i shëmtuar dhune u shfaq. Këtë radhë protagonistë u bënë tifozët e Torinos dhe të Bolonjës të cilët u përplasën mes tyre në autostradën A1 pranë Firences.

Sipas asaj që publikohet në median italiane tifozët u përleshën e shkelma e me grushta, madje dikush lëshoi edhe një gur në drejtim tëe autobusit të tifozëve të Torinos. Policia bën të ditur se ata që e nisn këtë histori ishin pikërisht tifozët e Torinos që shkuan në drejtim të atyre të Bolonjës me këta të fundit që u kundërpërgjigjën menjëherë për të nisur një sherr ku pervec shkelmave e grushtave u panë te fluturoinin edhe shishe bosh e rripa mesi.

Për këtë ngjarje reagoi ministri i brendshëm italian Mateo Salvini që postoi një koment shumë të fortë në profilin e tij në Tëitter. ‘Të nisim duke i futur në burg këta të mangët që nuk do të duhet të hyjnë më kurrë në stadium. një tifoz i vërtete nuk hedh gurë e nuk përdor thika, tolerancë zero-shkruante Mateo Salvini në postimin e tij.

sfidanti.al