Nëse pyesni Pirlon? Juventus merre, mos e zgjat me Aron Ramsej

Temë aktuale ne median sportive italiane është interesimi i Juventusit për shërbimet e futbollistetit të Arsenalit, Aron Ramsej, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Shumëkush spekulon se Remzi e ka pranuar ofertën, por transferimi i tij do të mund të realizohet verën e ardhshme, nëse planet e klubit italian nuk do t’i prishë PSZH-ja franceze.
Për transferimin eventual të Remzit te Juventusi foli edhe futbollisti legjendar italian, Andrea Pirlo, që konsideron se ardhja e këtij lojtari në Torino do të ishte diçka fantastike.
“Nëse më pyesni mua, Juventusi duhet të angazhojë Remzin, sepse ky do të jetë një transferim i shkëkqyer. Ai është një futbollist fantastik dhe unë jam i sigurt se ai do të funksiononte shumë mirë në Torino. Nuk e vej në dyshim se Juve po përgatit një ofertë mjaft të mirë për të”, thotë Pirlo.
Ramsej, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në 22 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë gjashtë asiste goli.
Sfidanti.al