Lebroni shkëlqen, por Lejkërsat sërish turpërohen në Los Anxhelos

Ishte mbrëmja e fundit që luajtën në arenën e tyre shtëpiake me këtë emër. “Stejpëll Sentër” do të ndryshojë emërtimin, do të quhet “Crypto.com Arena” sipas kompanisë së parave virtuale që do të japë 700 milionë USD në 20 vjet, në akordin më të madh të sportit në histori. Gjithsesi, nëse pronarët e Arenës janë të lumtur, “qiraxhinjtë” që luajnë në të, nuk janë aspak. Lebron Xhejmsi shkëlqeu, por Lejkërsat u shkatërruan nga San Antonio me shifrat 110-138. Një disfatë e rëndë në shtëpi, edhe pse Xhejmsi shënoi 36 pikë dhe kapi 9 topa në tabela, ndërsa Rasëll Uestbruk shtoi 30 pikë. “Liqenasit” ishin pa trajnerin Vogel dhe 5 lojtarë, që të gjithë të penduar nga protokolli për Kovidin. Kjo ishte humbja e katërt radhazi dhe Lejkërsat po ndjejnë shumë mungesën e qendrës, Entoni Dejvis, që është i dëmtuar. Për San Antonion shkëlqeu Keita Bejts-Diop që shënoi 30 pikë duke realizuar të 11 gjuajtjet nga loja.

Sfidanti.al