Në Spanjë thuhet “e ke gjysmën e ligës në xhep” në momentin kur një ekip është duke dominuar kampionatin. Kjo shprehje po përdoret këtë sezon për Realin e Madridit, që ka krijuar një shkëputje në renditje, madje duke lënë shumë prapa rivalët historikë si Atletikon dhe Barcelonën. Gjithsesi, trajneri Karlo Ançeloti vazhdon të bëjë sikur nuk shikon, dhe me qetësinë e ngadalësinë e tij, pohon të kundërtën. “Nuk mendoj se e kemi gjysmën e titullit në xhep, – thotë italiani, – është e vërtetë që Atletiko dhe Barcelona janë larg, por është Sevilja. La Liga është konkurrim shumë i vështirë dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë”. Gjithsesi, Reali po vazhdon të fitojë pavarësisht problemeve me Kovidin, që i kanë shkaktuar mungesa kohët e fundit.
Sfidanti.al