Inzagi: Xhekon e desha atë ditë që u largua Lukaku!

Natyrisht, nuk po thotë plotësisht të vërtetën, por rregullat janë të tilla që ai nuk mund të flasë lirshëm. Simone Inzagi thotë se Edin Xhekon e ka kërkuar tek Interi atë ditë që Romelu Lukaku shkoi tek Çelsi. Gjithsesi, ata që merren me futbollin e dinë se nuk funksionon kështu, ndonëse “për sy e faqe” do të flasësh ndryshe. Padyshim që Inzagi ka folur me Xhekon më herët, të paktën që nga dita kur Lukaku i ka komunikuar dëshirën për t’u larguar. Nga ana tjetër, tekniku i Interit pret që Marcelo Brozoviç të rinovojë kontratën sepse e cilëson lojtar tepër të rëndësishëm. Ndërkaq, trajneri nuk refuzon mundësinë për përforcime në verë, ndonëse klubi zikaltër ka probleme financiare, aq më tepër me hetimet që janë hapur nga prokuroria.

Sfidanti.al