U rikthye magjishëm dhe jo më kot është një nga dy shënuesit më të mirë të sezonit. Stefën Kërri shënoi 46 pikë dhe Golden Stejt Uorriors triumfoi me vështirësi në shtëpi ndaj Memfisit 113-104. Basketbollisti me numrin 30 ishte i saktë në gjuajtjet nga loja me 13 të realizuara nga 22 (8-14 tripikëshat), ndërsa i shënoi të 12 gjuajtjet e lira. Ai shtoi 4 topa në tabela, 4 asistë dhe 2 vjedhje topi, ndërsa Geri Pejton shtoi 22 pikë për fituesit. Golden Stejti ka bilancin 26 fitore e 6 humbje duke qenë skuadra e dytë më e mirë e sezonit pas Feniksit (26-5). Të dyja skuadrat do të ndeshen mbrëmjen e Krishtlindjeve në Arizonë, në fushën e Feniksit.
Sfidanti.al