“U rrit kungulli”, Rangnik jep leksione futbolli 4 javë pas arritjes në Angli!

Kështu thotë populli, pra që “u rrit kungulli dhe zuri gardhin”, dhe në Angli këtë gjë po e thonë për trajnerin e Mançester Junajtidit, Ralf Rangnik. Kjo sepse tekniku gjerman ka bërë disa propozime për ndryshime rrënjësore në futbollin anglez, vetëm 4 javë pasi mbërriti në ishull. Rangniku thotë se skuadrat e Premier Ligës nuk duhet të luajnë në Kupën e Ligës, në kupën e dytë për nga rëndësia, sepse kalendari është tepër i ngjeshur. Po ashtu, ai kërkon që në raundet e Kupës së Anglisë të hiqen ndeshjet e përsëritura kur rezultati del barazim në ndeshjen e parë, diçka që në Angli është traditë shekullore e padyshim që do të sjellë kundërshtime. Propozimi i tretë i Rangnikut është që të kthehen 5 zëvendësimet që u përdorën gjatë periudhës së parë të pandemisë në 2020. Trajneri i Junajtidit kërkon që të ketë një diskutim për këto propozime, që i quan të domosdoshme.

Sfidanti.al