A do ta braktisë Murinjo, Romën, për të shkuar tek Nigeria?

Presidenti i Federatës së këtij shteti afrikan thotë se dëshiron një trajner me emër dhe me ambicie për ekipin kombëtar. Duket se nigerianët i kanë paratë edhe për një legjendë të stolit si Zhoze Murinjo dhe lajmet janë që e kanë kontaktuar portugezin. Gjithsesi, Mou është tek Roma ku ka vetëm disa muaj në stol, dhe ka nisur një projekt që shpresohet të jetë i suksesshëm për të arritur të paktën zonën Champions. Duket e vështirë që Murinjo të braktisë një ekip klubi, ku mund të punojë çdo ditë, ndërsa mund të fitojë Ligën e Konferencës apo edhe Kupën e Italisë për një kombëtare ku do të duhej si një “pensionist”.

Sfidanti.al