Lajmi i mirë nga Mynihu është që Bajerni e Koman po bisedojnë!

Jo vetëm kaq, por edhe kanë bërë përparime. Kështu shkruajnë mediat që janë pranë klubit bavarez, ndërsa japin vazhdimisht lajme rreth Bajernit. Pasi njoftojnë se Mark Roka nuk dëshiron të shkojë tek Barcelona dhe se klubi nuk ka bërë ende ndonjë ofertë për mbrojtësin e katalanasve, Dest, adresa interesante me emrin “çështjet e futbollit bavarez” informon se Bajerni dhe Kingsli Koman janë në rrugë të mbarë drejt rinovimit të kontratës. Futbollisti francez mendohej se do të largohej nga “Alianc Arena” verën e ardhshme me parametër zero ndërsa ka klube të interesuar për të. Edhe pse Komani thuhet se dëshiron rrogë shumë të lartë, sipas medias, ai mund t’i ulë pretendimet në mënyrë që të vazhdojë në Mynih në një skuadër ku ndihet mirë. Pritet që kontrata e re të firmoset në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al