Lampardi si Fergusoni: Kam besim tek “bebet” e mia!

Zhoze Murinjo mund të jetë bërë një trajner i keq për momentin, por Frenk Lampard e di se ende nuk mund të quhet një trajner i mirë. Gjithsesi, tekniku i Çelsit është një personalitet në futboll dhe e quan për detyrë të mbrojë zgjedhjet e tij dhe lojtarët e tij nga kritikat. “Shigjetat” erdhën pikërisht nga Murinjo, njeriu që po e quajmë për momentin trajner të keq sepse është thjesht një analist televiziv. Ish-trajneri i Çelsit kritikoi të riun Mejzën Maunt (Mason Mount), pas humbjes 0-4 të Bluve të Londrës ndaj Mançester Junajtidit në Premier Ligë.

“Unë zgjedhj lojtarët më në formë për të fituar një ndeshje, pavarësisht nga mosha, – tha Lampardi, – Maunti e meritoi shansin për atë që kishte dhënë deri tani. Unë nuk do të kem frikë të aktivizoj të rinjtë edhe në ndeshjet e tjera”. Çelsi nuk pati në fushë titullar Ngolo Kantenë, të dëmtuar, ndërsa në formacion ishin edhe të rinjtë Kurt Zuma, Andreas Kristensen dhe Tami Abraham. Këto fjalë, Lampardi i tha përpara Superkupës së Europës ndaj Liverpulit, një test tepër i vështirë që do të luhet sonte.

Sfidanti.al