Kishte shumë nga ata që parashikonin (dhe sërish e bëjnë) që “Liqenasit” do ta fitojnë titullin në NBA këtë vit, për t’i dhënë Lebron Xhejmsit kënaqësinë e “unazave” të katërta në karrierë. Edhe mund të ndodhë, pasi Lejkërsat janë në vend të parë në Konferencën Perëndimore, veçse pësuan një tjetër humbje në fazën e rregullt të sezonit, me grumbullim në Florida. i mposhti Oklahoma e udhëhequr nga Kris Pol. Tifozët, që nuk ishin në Arenë, kuptuan se nëse dy yjet kryesorë, Xhejms e Entoni Dejvis, nuk janë në formë, Lejkërsat nuk kanë shanse. Humbja ishte e rëndë, 86-105, ndërsa Lebroni shënoi 19 pikë në 30 minuta, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 4 asistë. Dejvis ishte shumë më dobët, 9 pikë, 8 topa në tabela. Tek Oklahoma pati një pesëshe me nivel, ku Pol shënoi 21 pikë, Galinari 19, Adams 18, Dort 14 dhe Gilgeus-Aleksandër 13.
Sfidanti.al