Çiklizmi më i rrezikshëm se Formula 1, Jakobsen rrezikon jetën!

E shkruan shumë mirë opinionisti i “Markës”,  Naço Labarga, ky sport nuk mund të vazhdojë më kështu. Ndërsa kanë ndodhur aksidente fatale që kanë marrë jetë njerëzish, një episod i rëndë ndodhi në Rrethin Çiklistik të Polonisë, ku Fabio Jakobsen rrezikon jetën në spital pas një rrezimi të fortë. Shkak u bë një aksion i pamenduar mirë nga rivali Grënevegen, i cili deshi të fitonte ndërsa gara ishte në finish me shpejtësinë 80 km në orë. Pati çiklistë që e quajtën Grënevegenin kriminel dhe kërkuan dënimin e tij të përjetshëm. Gjithsesim Labarga thotë se çiklizmi duhet të bëjë si Formula 1 dhe sporte të tjerë, të krijojë rregulla për sigurinë, dhe jo t’i japë përparësi spektaklit.

Sfidanti.al