Arsenal, nxjerr 55 punonjës në asistencë, dhe paguan pa problem yjet!

Mikel Arteta është një burrë serioz,  një trajner shumë i mirë dhe dinjitoz, siç e tregoi fitorja e Kupës së Anglisë, por ai duhej të kishte reaguar përpara një realiteti të tillë. Nga Anglia njoftohet se Arsenali do të nxjerrë në asistencë 55 punonjës të zakonshëm të klubit, duke mos pasur para për të paguar rroga normale, ndërsa për ata që mund të quhen vërtet “gjenerim parash”, por edhe “yje të përkëdhelur” gjithçka vazhdon pa problem. Tabloidët i janë vënë Mesut Ozilit, që merr 350 000 paundë stërlina në javë e që nuk luan, por do të kishin bërë mirë të merreshin me të gjithë, dhe jo vetëm me mesfushorin, meqë është turk. Si ka mundësi që preken njerëzit që llogarisin të mbyllin muajin, dhe jo ata që nuk e kanë problem që të tallen me paratë.

Sfidanti.al