Marota bën “mea kulpa” dhe pranon se shfrimi i Kontes ishte i drejtë!

Nuk e tha me këto fjalë dhe nuk kishte sesi ta bënte. Nuk mund të arrihej deri aty, por mënyra sesi Bepe Marota foli për Antonio Konten ishte një lloj pranimi përgjegjësie. “Fjalët e Kontes bëjnë pjesë në logjikën e futbollit, – tha ai, – Antonio foli për një klub ku gjithçka është e qartë. Ne jemi shumë të kënaqur nga puna e tij, por Interi është një cikël ende në ndërtim e sipër. Konte ka pasur takim me pronarët, dhe gjithçka është sqaruar”. Lajmet nga Italia janë që drejtuesit e lartë interistë kanë kërkuar thjesht që trajneri të mos bëjë publike problemet e brendshme, ndërsa kanë premtuar se do ta mbështesin”.

Sfidanti.al