Kronologjia e plakjes së Murinjos në foto, 2004-2018!

Kur erdhi tek Çelsi nga Porto në 2004-ën ishte një rrezatim i vërtetë, jo më kot e quajti veten “I veçanti” dhe kjo batutë ngjiti. Me kalimin e viteve, trofetë u shtuan, por flokët u thinjën gjithnjë e më shumë, dhe mesa duket edhe nervat u rrënuan dalë nga dalë. Pas Çelsit, shkoi tek Interi ku fitoi sërish jo pak, kaloi tek Reali ku shenjat e moshës u dukën edhe më shumë, nga konfliktet me Ramosin apo Ronaldon, apo me Barcelonën. Diçka fitoi në “Bernabeu”, por jo me rendimentin e tij të zakonshëm, ndërsa kthimi në Angli nuk doli shumë i lumtur.

Tek Çelsi u plak edhe më shumë, ndonëse një titull kampion e fitoi dhe po ashtu Kupën e Ligës. Sfida më e vështirë është kjo e fundit, tek Junajtidi, ndonëse fitoi tre trofe në sezonin e parë (Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës, Ligën e Europës). Prej 3 sezonesh as nuk mund të bëhet fjalë për të fituar titullin, dhe Murinjo po e ndjen këtë dhe po plaket edhe më shumë.

Sfidanti.al