“Ç’ta duam Pogbanë, vjen Paketa”, thonë tifozët e Milanit

Pol Pogba është kthyer në temë diskutimi në futbollin europian, dhe shumëkush pyet se ku do të shkojë mesfushori kampion i botës. Një prej alternativave është kthimi tek Juventusi, ndërsa tifozët e Milanit ngacmojnë tifozët rivalë. “Ç’na duhet ne, Pogbaja, – thotë ata, – kur kemi Paketën (Paqueta)”.

Flitet për një lojtar tip numër 10, që në Itali e quajnë “trekuartist” (trequartista), siç ka qenë, p.sh. Roberto Baxho. Ylli i ri i Flamengos mesa duket u mor nga Leonardo dhe mund të vijë që në janar për 35 milionë euro. Leonardo besohet se shfrytëzoi lidhjet e forta me Brazilin për të vepruar shpejt, për të shmangur konkurrencën që do të kishte sjellë rritjen e çmimit të kartonit. Paketa është 21 vjeç, dhe mbiquhet “Kakaja i ri”.

Sfidanti.al