Nuk po flasim për kohët e vjetra, por mjaft të kujtojmë vitet 80-të apo 90-të. Premier Liga, ashtu si çdo ligë tjetër futbolli në Europë, kishte kapitenë të lavdishëm, por duket se roli i njeriut të shiritit është zvogëluar ndjeshëm. Mediat britanike njoftojnë se tek Arsenali pati 6 kapitenë në vetëm 3 ndeshje, diçka që më parë as që mund të imagjinohej.
Tek Mançester Junajtidi, Murinjo i dha shiritin Pol Pogbasë, më shumë për ta kënaqur që të mos largohej sesa për meritat e karakterit. Antonio Valensia, kapiteni i përzgjedhur si numri 1, nuk e pati problem të bënte “pëlqim” (lajk-like) një postim në rrjetet sociale që kërkonte shkarkimin e trajnerit, diçka aspak prej kapiteni.
Edhe disa vjet më herët, Arsen Venger, e përdori rolin e kapitenit për të bindur lojtarët që të mos largoheshin, por nuk i eci me Tieri Henrinë, Sesk Fabregasin apo Robin Van Persin.
Një mëkat i vërtetë kur kujton figurat ikonike si Terri Buçer i Anglisë në fund të viteve 80-të (në foto i përgjakur), Xhon Terrin, Alan Shirerin apo Roi Kinin. Besohet bizsnesi dhe kaosi në futboll kanë sjellë edhe këtë humbje të madhe për lojën.
Sfidanti.al