Jeta vazhdon e bukur, por ka një fund, dhe të tillë e ka edhe karriera e futbollit. Gerard Pike, një nga emblemat e Barceloës në “tiki takës”, duket se po arrin në metrat e fundit të karrierës, dhe klubi po kërkon një zëvendësues. Gazeta “Marka” njofton se drejtuesit katalanas kanë përpiluar një listë dëshirash dhe në krye të saj është mbrojtësi i qendrës (i krahut të djathtë), De Ligt, një talent që po shkëlqen tek Ajaksi i Amsterdamit.
Barça shpreson ta marrë De Ligtin verën e ardhshme, por kjo nuk do të thotë se Pike patjetër do të dalë në pension. Ardhja e holandezit do të krijonte më shumë konkurrencë në rolin e tij, dhe do mundësonte që numri 5 të bënte disa minuta pushim më shumë. Trajneri Valverde ka spjeguar se ka 3 mbrojtës qendre të krahut të majtë (Lengle, Ymtiti, Vermelen) dhe vetëm një në të djathtë, ndaj edhe Pikeja ka luajtur çdo minutë deri tani, këtë sezon.
Sfidanti.al