Nadali kampion dhe në jetë, vullnetar në përmbytjen e Majorkës

Është pa asnjë dyshim një nga tenistët më të mirë në histori, një fitues. Rafa Nadal është gjithashtu edhe një njeri me zemër të madhe, siç e tregoi veprimi i tij pas përmbytjeve të mëdha në Majorka, ku pati humbje jete dhe dëme të mëdha materiale. Spanjolli që ka fituar 17 Grand Sleme në tenis, doli vullnetar për të ndihmuar ata që ishin në nevojë, për të risjellë normalitetin pas fatkeqësisë natyrore. Jo vetëm kaq, por ai bëri me dijë se ka vendosur në dispozicion të atyre që kanë mbetur pa shtëpi, ambientet e Akademisë së tij të tenisit.

Sfidanti.al