Gjithkush e vuri re se “fitues” i “betejave të fjalëve”, përpara ndeshjes së Las Vegasit, ishte Konor Mekgregori. Irlandezi u tregua tepër i shkathët në batutat e tij në duelet verbale ndaj Habib Nurmagomedovit, dhe ndoshta kjo është arsyeja që sjell më shumë të ardhura, dhe që presidenti i UFC-së, Dejni Uajt, e do më shumë se këdo tjetër.
Nurmagomedovi nuk i kishte harruar sulmet e tij, dhe ia përmendi ndërsa ndesheshin në kafaz për titullin botëror të peshave të lehta. “Çfarë po ndodh tani, – thoshte dagestanasi, ndërsa godiste Mekgregorin, – le të flasim, le të flasim”.
Përveç fjalëve të kampionit të ri (dhe të vjetër), në oktagon dëgjoheshin edhe fjalët e arbitrit që paralajmëronte Mekgregorin, pasi ky i fundit bënte shkelje duke e goditur Nurmagomedovin pas koke, dhe duke u kapur me gishta pas rrjetës metalike të kafazit. “Herën tjetër do të të zbres një pikë”, – ishin fjalët e arbitrit, ndërsa gjithçka u bë e mundur të dëgjohej, nga kamerat e vendosura pranë kafazit.
Sfidanti.al