Barazim me Ukrainën, pa fund talljet për Italinë e Mançinit

Nuk u prit mirë në Itali barazimi i kombëtares së futbollit me Ukrainën. Edhe pse u luajt në shtëpi, sërish nuk pati fitore për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mançini, dhe tifozët u hodhën me zemërim në rrjetet sociale. Pati nga ata që lëshuan batutën se Mançini po bën çmos që njerëzit t’i marrë malli për Venturën, një tjetër kujton se trajneri hoqi Bernardeskin sapo shënoi golin, dhe po ashtu Insinjen që ishte më i miri në fushë.

Dikush vazhdon me sarkazmë se “mos u shqetësoni se sot na munguan Pirlo, Kanavaro, Nesta, Inzagi”, ndërsa një tifoz tjetër kujton se Mançini “në gjashtë ndeshje ka vetëm 1 fitore, edhe atë me Arabinë Saudite, keq, keq”. “Gjëja më e denjë e ndeshjes ishte ngjyra e re e flokëve të Mançinit”. Një tifoz, me emrin Xhuzepe Mauro, jep një zgjidhje: Bjerini shkurt, thërrisni përsëri Antonio Konten!

Sfidanti.al