Borusia e Dortmundit ka edhe një “kapital” tjetër në radhët e veta dhe fjala është për sulmuesin anësor 18-vjeçar, Xhejdon Sanço. Dihet prej vitesh se Borusia kultivon futbollistë të rinj yje dhe, aktualisht, futbollsitët më të kërkuar të saj janë amerikani Kristian Pulishiç dhe Xhejdon Sanço.
Sanço është një futbollist i ri i talentuar anglez që është thirrur nga trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, për ndeshjet me Kroacinë dhe Spanjën. Ai ka luajtur në gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërsa thuhet se për janë interesuar klube të mëdhenj evropianë.
Në këto kushte, në Dormund janë të ndërgjegjshëm se Mançester Siti, Junajtidi, Liverpuli, Arsenali dhe Çelsi do të përpiqen që ta blejnë atë gjatë verës së ardhshme dhe, për këtë arsye, ia kanë vënë që tani atij çmimin – 100 milionë sterlina që, nëse do të realizohet, do të mund të jetë një shitje tjetër e madhe, pasi Borusia ia shiti verën e kaluar Barcelonës Usman Dembelen për 120 milionë euro. Jo më kot Borusias së Dortmundit i thonë “milionerët”!
Sfidanti.al