Mbas humbjes në Moskë nga CSKA-ja në Ligën e Kampioneve, “mbretëtorët” i zhgënjyen edhe një herë tjetër tifozët, kështu që tani po spekulohet se trajneri i Realit të Madridit, Hulen Lopetegi, mund të shkarkohet. Tani, gjithçka varet nga fakti sesa do të zgjasë durimi i presidentit të klubit madridas, Florentino Perez, pasi trajnerit të ri nuk po i ecën me rezultate (katër ndeshje pa shënuar gol), ndërkohë që e keqe është edhe atmosfera në dhomën e zhveshjes, ku pretendohet se ka disa lojtarë që duan largimin e Lopetegit.
Thuhet se njërin klan e kryeson Luka Modriç që nuk është i kënaqur me gjendjen në ekip, ndërkohë që me të është edhe Marselino që konsideron se Lopetegi nuk është ai tip trajneri që mund të drejtojë një skuadër të tillë si Reali i Madridit.
Nga ana tjetër, në mbrojtje të trajnerit, mbas humbjes së Realit (1-0) nga Alavesi, u vu kapiteni i ekipit, Serhio Ramos, që e mbështet Lopetegin.
Sidoqoftë, si kandidat që të marrë postin e trajnerit të Realit po përmendet kohët e fundit italiani Antonio Konte, ish-trajneri i Çelsit.
Sfidanti.al