Kroacia udhëheq Gadishullin, Ballkani ka 23 medalje në Olimpiadë!

Kosova është krenaria e madhe, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet një ëndërr në kërkim për t’u realizuar, veçse Ballkani ka shumë më tepër se kaq në Lojrat Olimpike. Është Kroacia që kryeson renditjen e Gadishullit me 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi, gjashtë gjithsej. Pas saj është Sllovenia me 4 medalje, nga të cilat dy janë ari, ndërsa Kosova vjen e treta me 2 medalje ari. Rumania e Serbia kanë më shumë medalje sesa shteti i xhudisteve të shquara, nga 4 secila, por kanë vetëm nga 1 medalje ari. Greqia gjithashu ka 1 medalje ari, por asnjë tjetër, ndërsa Bullgaria e Maqedonia e Veriut kanë nga një argjend. Pa medalje mbeten Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Suksesi më i madh i Kroacisë ishte në konkurrimin e çifteve për meshkuj në tenis, ku finalen e diskutuan dy dyshe kroate. Nikola Mektiç dhe Mate Paviç u shpallën kampionë olimpike pasi fituan 2-1 me sete ndaj Marin Çiliçit e Ivan Dodigut. Kroacia mori të artë në konkurrimin ekipor në vozitje dhe po ashtu nga Matea Jeliç në taekuondo për femra, në peshën deri 67 kg.

Medaljet e Ballkanit

Kroacia                3-1-2=6

Sllovenia             2-1-1=4

Kosova                2-0-0=2

Rumania              1-3-0=4

Serbia                  1-1-2=4

Greqia                  1-0-0=1

Bullgaria              0-1-0=1

Maqedonia V.     0-1-0=1

Shqipëria             0-0-0=0

Bosnjë-H.            0-0-0=0

Mali i Zi              0-0-0=0

Sfidanti.al