Kristiano, vetëm një gol larg shifrës magjike 800!

Për momentin, më shumë i shkon nofka “CR799”. Le ta harrojmë për një mbrëmje ose për 3-4 ditë emblemën CR7 për portugezin e lavdishëm dhe le t’i japim atë epitet që tregon numrin e golave që ka shënuar në karrierë. Janë plot 799 për Kristiano Ronaldon me atë që shënoi në portën e Vijarrealit në Spanjë për Ligën e Kampionëve. Të gjitha këto në 1 095 ndeshje. Në moshën 36-vjeçare është vetëm 1 rrjetë larg shifrës legjendare dhe magjike 800, diçka që shumë pak e kanë bërë, ndoshta vetëm Jozef Bican, ndërsa Pele e Fridenrajhu kanë arritur në 1200 apo 1300, por bashkë me ndeshjet miqësore.

Kristiano ka gola në miqësore, gjithashtu, por shumë më pak dhe vetëm një pjesë të 115 rrjetave për Portugalinë. Me klubet ka 684. Ronaldo ka 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon për Mançester Junajtidin, si dhe 13 gola në 14 ndeshje për Portugalinë gjatë vitit 2021. Ai është i pari që shënon 3 gola vendimtarë në 3 ndeshje në 15 minutat e fundit në fazën e grupeve në histori. Në Champions, në total ka 141 gola!

Sfidanti.al