Trajneri Xhesi Marsh dhe portieri hungarez, Peter Gulaçi do të mungojnë në ndeshjen e Championsit ndaj Klub Bryzhit, e padyshim edhe në fundjavë në Bundesligës. Arsyeja është fare e thjeshtë madje mund të quhet banale këto kohë: Koronavirusi! Të dy pjesëtarët e Lajpcigut u bënë viktimat e radhës të epidemisë që ka shpërthyer në klubet gjermane. Vetë vendi i madh europian ka probleme të mëdha, me më shumë raste sesa Britania e Madhe apo shtete të tjera, ndryshe nga sa ndodhi gjatë vitit 2020. Po ashtu edhe Bundesliga, që ishte liga e parë e madhe që iu kthye fushave pas tmerrit të parë të pandemisë. Tek Bajerni janë aktualisht 5 të izoluar ndër lojtarët, ndërsa trajneri Nagelsman e vuajti më herët karantinën.
Sfidanti.al