Tre italianë në Londër, Del Pieros “çfarë i panë sytë”!

Janë të tre mjeshtra në të drejtë të vet në profesionin e tyre. Alesandro Del Piero ka qenë një legjendë e fushës për Juventusin, ndërsa gjeti mundësinë për të takuar në Londrës patriotët e tij, Antonio Konte dhe Fabio Paratiçi. Me Konten kanë qenë bashkë tek bardhezinjtë, aty ku ishte së fundmi edhe Paratiçi në rolin e drejtuesit. Tre italianët bënë foto të lumtur në krah të njëri-tjetrit në kompleksin stërvitor të Totenhemit, ku Konte është trajner dhe Paratiçi sërish drejtues. Më pas, Del Piero shkoi në stadiumin “Stemford Brixh” pasi kishte prerë një biletë për të ndjekur Juventusit ndaj Çelsit në Champions. Me gjasë, do të kishte bërë mirë ta kishte ndjekur ndeshjen në ndonjë kafene, bashkë me Konten e Paratiçin sepse humbja 0-4 me siguri që nuk do t’i ketë pëlqyer aspak. Nëse do të kishte qenë në lokal, mund edhe t’i kishte hequr sytë nga televizori për të biseduar me miqtë në tryezë, ndërsa në stadium ishte i detyruar të ndiqtë “masakrimin” e ekipit të tij të zemrës.

Sfidanti.al