Kush e fiton Championsin? Mesi veçon të parin Liverpulin!

Nuk e ka harruar mbrëmjen e tmerrshme në “Anfild” ku Barcelona e tij u mund 0-4 në gjysmëfinalet e 2019-ës, sezoni kur Liverpuli e fitoi Championsin. Lionel Mesi mendon se të kuqtë e Jurgen Klopit janë kthyer sërish në formën që kishin atëherë, ndaj edhe i veçon kur bën parashikimin për fituesit trofeut të madh. “Ne duam që të fitojmë Championsin tek Paris SG, – thotë ai, – por, nuk do të jetë e lehtë. Konkurrenca këtë vit duket shumë e madhe. Liverpuli është kthyer të jetë sërish Liverpuli që fitoi Championsin. Pastaj janë Mançester Siti, Bajerni, Reali i Madridit, Atletiko e Madridit. Ka shumë ekipe që mund të luftojnë për Championsin”. Mesi e ka fituar 4 herë Ligën e Kampionëve, një më pak se Kristiano Ronaldo dhe do të donte që të barazoheje portugezin.

Sfidanti.al