Kristiano Ronaldo vendos rekordin me 700 gola, Man. Junajtidi ngjitet në vend të pestë!

Dy gëzime në një ditë, ndërsa një sezon I tilla ishte I mbushur me lot. Kristiano Ronaldo më në fund bëri të lumtur veten, të paktën për disa kohë, dhe ndihmoi Mançester Junajtidin që t’i afrohet zonës Champions në Premier Ligë. Goli I shënuar prej tij në minutën e 44-ët në “Gudison Park” ndaj Evertonit, jo vetëm siguroi tri pikët për “djajtë e kuq” të trajnerit Erik Ten Hag, por edhe I dha mundësi të vendoste një rekord. Ronaldo bëhet I pari lojtar në histori që shënon 700 gola për ekipet e klubeve, ndërsa ka rekordin e 117 golave për ekipin kombëtar. Përtej, hidhërimeve dhe dyshimeve, ai mbetet një rekordmen, edhe pse golat për ekipet e klubeve mund t’ia kalojë të paktën Lionel Mesi, dhe më pas edhe ndonjë Erling Halandi. Junajtidi ka 15 pikë në vend të pestë, vetëm 1 pikë prapa Çelsit që mban vendin e katërt, ndërsa të dy ekipet kanë nga një ndeshje më pak sesa Totenhemi që ka 20 pikë.

Sfidanti.al