Dëmtimi i Dibalës trondit Romën dhe Argjentinën

Të lëndohesh duke gjuajtur një 11-metërsh është thuajse sikur të dëmtohesh duke fjetur gjumë. Nga ana fizike nuk ka ndoshta asgjë më të lehtë në futboll, por ja që Paulo Dibala ishte gati për t’u “thyer” dhe ja ku i ndodhi. Ylli argjentinas i Romës e ndihmoi ekipin e Murinjos për të arritur një fitore tepër të vuajtur 2-1 ndaj Leçes me 10 lojtarë. Sipas mediave italiane, sulmuesi rrezikon një ndalesë të gjatë, që mund ta pengojë jo vetëm për sezonin e Romës, por edhe mund të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Argjentinën. “Si ndihet Dibala?, – tha Murinjo, – po them keq, që të mos them shumë keq”.

Sfidanti.al