Që të dy janë në krye me nga 5 gola, edhe pse kanë dalë jashtë këtij Europiani. Kristiano Ronaldo dhe Patrik Shik mbajnë “bashin e vendit” në renditje e shënuesve të kampionatit kontinental, veçse superylli portugez ka një avantazh, madje dy. Sipas rregullores për Këpucën e Artë në Euro 2020, trofeu i shkon atij lojtari që ka më shumë gola. Nëse numri i rrjetave është i barabartë, atëherë titullin e merr lojtari që ka më shumë asistë. Ronaldo ka 1 asist, ndaj 0 të Shikut. Edhe nëse Shik do të kishte një asist, sërish CR7 do të shpallej fitues i Këpucës së Artë sepse i ka shënuar golat e tij në më pak minuta, në vetëm 4 ndeshje ndaj 5 të sulmuesit çek. Natyrisht, ka lojtarë të tjerë që mund ta kalojnë sepse në garë janë Dolberg i Danimarkës apo Stërling i Anglisë.
Sfidanti.al