Policia e Las Vegasit ka vendosur të rihapë hetimin për akuzën e përdhunimit që bëhet ndaj Kristiano Ronaldos. Historia fillon shumë më herët, në 2009, nga vajza e quajtur Katlin Majorga, por ajo ende nuk ka përfunduar. Ylli portugez ia ka hedhur deri tani, veçse nuk dihet se çfarë do të sjellë hetimi i ri amerikan. Majorga, sot një mësuese, ishte atëherë një modele premtuese dhe deklaron se Ronaldo e përdhunoi në një tualet në Las Vegas (Hotel dhe Kazino Palms) në orët e para të mëngjesit të 13 qershorit 2009.
Vetë Ronaldo u përgjigj me një video në rrjetet sociale, duke deklaruar se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe. “Jo, jo dhe jo, – ishin fjalët e CR7-ës, – ata sot dhanë sërish lajme të rreme. Duan të përfitojnë duke përdorur emrin tim dhe kjo është normale (!!!). Kështu është ky biznes, por unë jam me ndërgjegje të qetë dhe një njeri i lumtur”.
Sfidanti.al