Ramos i nxehur me të vetët: A e dini rëndësinë e ndeshjes!

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, shprehu pakënaqësinë e tij që ekipi i tij nuk e shfrytëzoi hapin e gabuar të Barcelonës që barazoi me Atletikon e Bilbaos, pasi Reali po ta fitonte ndeshjen (0-0) me Atletikon në “Bernabe”, do të dilte në vend të parë në La Liga.
“Dhe ne e dinim rëndësinë e kësaj ndeshjeje, neve na duhen të tria pikët dhe ky ishte një shans i madh, ndërkohë që Barcelona barazoi, por ne dështuam”, vuri në dukje Ramosi, duke shtuar: “Duket se lojtarët tanë nuk e dinin rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ju duhet ta respektoni kundërshtarin, por që të fitoni, ju duhet të luani në nivelin e lartë që kërkojnë ndeshje të tilla”, tha Ramosi.
Sfidanti.al