Andre Silva shënoi dy gola në ndeshjen që Sevilja e tij e fitoi 3-1 ndaj Eibarit në raundin e shtatë të La Ligës. Sevilja vazhdon performancat e saj të shkëlqyera dhe tani ndodhet menjëherë mbas Barcelonës dhe Realit në tabelën e klasifikimit të kampionatit spanjoll. Andre Silva, deri tani, ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të La Ligës, duke qenë golashënuesi më i mirë i saj.
Interesante është se Milani e konsideroi blerjen e Silvës vitin e kaluar si një fiasko dhe se ai nuk është i përshatshëm për ekipin kuqezi, por doli se kryesia e Milanit gaboi rëndë që e shiti këtë lojtar që është bërë gjatë këtij sezoni nga më të mirët në Spanjë.
Sfidanti.al