Kosova shkëlqen në Izrael, aty ku Shqipëria humbi!

Nuk shënuan asnjërin nga golat, por mund të kishin bërë shumë më tepër. Futbollistët e Kosovës luajtën mjaft mirë në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit 2024 duke barazuar 1-1 në fushën e Izraelit, në një sfidë ku fare mirë mund të kishin fituar. Edhe pse ishin vendasit që shënuan si në portën e vet, ashtu edhe në atë kundërshtare, “dardanët” patën mjaft raste dhe ishin skuadra më e mirë në fushë. Muriqi, Rashica apo Zhegrova ishin vazhdimisht të rrezikshëm, ndonëse edhe Izraeli i pati momentet e veta.

Kapiteni izraelit, Eli Dara shkaktoi autogol pas një aksioni të Rashicës që në pjesën e parë. Pas pushimit, Rashicës iu anulua gol për prekje të topit me dorë, rrjetë që do t’i kishte dhënë Kosovës epërsinë 2-0. Më pas, Dor Peretz barazoi për Izraelin në një aksion model, ndonëse skuadra e trajnerit Alen Zhires e mbylli sfidën në sulm. Me këtë barazim, por sidomos me këtë lojë, Kosova ka shanse për kualifikim në finalet e Europianit në grupin eliminator I, ku janë edhe Zvicra apo Rumania, sa për të përmendur ekipet më të fortë.

Sfidanti.al