Kike Setien, optimist për Mesin, jo edhe aq shumë për Nejmarin!

Trajneri i Barcelonës thotë se është i qetë për kapitenin e tij, dhe se shqetësimi më i madh është të kalojë gjithë kjo “furtunë” e futbolli të kthehet si dikur. Kike Setien nuk mendon se Lionel Mesi do të largohet nga “Kamp Nou”, pasi po të ishte për të ikur, do ta kishte bërë. “Mesi është i bindur se Barcelona ka projekt fitues, sepse ndryshe edhe mund të ishte larguar, – u shpreh trajneri, – Barça ka gjithnjë një projekt fitues”. Setien nuk është aq i bindur për ardhjen e Nejmarit. “Lojtar i madh, por ardhjen e tij e shoh të vështirë, – thotë ai, – të komplikuar nga ana financiare. Nuk është e lehtë t’i marrë lojtarë Paris SG-së”. Tekniku i katalanasve mendon se nëse nuk mund të përfundohet kampionati, atëherë më mirë të nxirreshin përfundimet sipas renditjes së tanishme, edhe pse shton se “nuk do të ndihesha aq shumë kampion, sa po ta kisha fituar titullin në fushë”.

Sfidanti.al