Nevoja çfarë nuk bën dhe ndonëse sot nuk derdhet më gjak si dikur, mentaliteti i atyre që e ndjejnë veten “të fortë” nuk ka ndryshuar edhe aq. Një futbollist si Zllatan Ibrahimoviç ka shkuar një hap më larg se Kristiano Ronaldo apo Flojd Mejuedhër Xhunior, pasi jo vetëm është mburrur për pasurinë që ka (a thua se do t’ia dijë kush për këtë), por edhe sepse është treguar agresiv në maksimum me ata që duhej t’i konsideronte si vëllezër, pra me shokët e skuadrës.
Suedezi ka kërcënuar bashkëlojtarët tek Los Anxhelos Galaksia, të paktën sipas dëshmisë së Zhoao Pedros, edhe ai lojtar i ekipit amerikn së bashku me Ibrën. “Pas një humbjeje ndaj Dinamos së Hjustonit, – thotë Pedro, – ai hyri në dhomën e zhveshjes dhe u shpreh se “nëse keni ardhur këtu për plazh apo për të shkuar në Hollivud, më mirë thuajeni hapur, unë kam 300 milionë (USD) në bankë, kam edhe një ishull, por këtu nuk po luaj për para, por për të fituar, nëse dikush nga ju do të më thotë ndonjë gjë (kritikë), atëherë unë do ta vras”.
Një mënyrë shumë origjinale për të qenë lojtar skuadre, dhe padyshim të vjen shumë mirë në mendje sesi Zhoze Murinjo e sakrifikoi në 2009-ën duke fituar Championsin pa të, dhe sesi Pep Guardiola e mori dhe nuk e fitoi dot Championsin. Sesi, tek Barcelona i treguan vendin kur i thanë se duhej të shkonte me makinë të thjeshtë në stërvitje, si Mesi, Ksavi e Iniesta, dhe sesi u përplas me Guardiolën.
Sfidanti.al