Sikur u mërzitëm me kaq pak lojtarë, thotë trajneri i Bajernit, Flik!

Populli thotë “kur digjesh nga qulli, i fryn kosit”, por nuk dihet nëse rregullat e momentit në seancat stërvitore të klubeve të Bundesligës janë pikërisht për këtë arsye. Ekipe si Dortmund, Bajerni, Augsburgu e të tjerë po ushtrohen në komplekset e tyre sportive me grupe të vegjël lojtarësh, që janë nga 5, veçse kjo është thjesht nga e keqja, pasi trajnerët nuk janë të lumtur. Hansi Flik, p.sh., po planifikon të rifillojë seancat pak më të zakonshme, jo me 18-20 profesionistë në kuadratin e fushës si dikur, por që ta rrisë numrin nga 5 deri në 7. Ndoshta Fliku mendon se vërtet që tek Bajerni “po i fryjnë kosit”, ose ndoshta është trimëruar ngaqë periudha e parë e stërvitjeve “me pakicë” po funksionin mirë. Pra, përse të mos kthehemi tek “orari i zakonshëm”?!

Sfidanti.al