Këpuca e Artë e Europës është çështje norvegjeze: Haland-Pelegrino!

I pari është sulmues i Mançester Sitit dhe ka 18 rrjeta në Premier Ligën angleze, duke kryesuar renditjen për shënuesin më të mirë të sezonit në kontinentin e vjetër. Gjithsesi, Erling Halandi për momentin ka konkurrencë për Këpucën e Artë dhe kjo jo nga ndonjë prej rivalëve kryesorë si Salah, Levandovski apo Mbape. Baraz me pikë me të, nga 36, është norvegjezi tjetër, sulmuesi i Bodo-Glimtit, Amal Pelegrino. Ky ka shënuar 24 gola, por kampionati norvegjez ka koeficientin 1.5, ndërsa Premier Liga e ka 2. Pas tyre janë Levandovski me 26 pikë (13 gola), Vetlesen i Bodo-Glimtit me 24 pikë (16 gola) si dhe Mbape e Nejmar me nga 22 pikë (11 gola).

Sfidanti.al