Donovan Miçëll udhëheq Klivlendin drejt majës së NBA-së

Nuk e pati problem që përballë tij ishte një legjendë aq e madhe si Lebron Xhejmsi. Donovan Miçëll është një heroi i ri i NBA-së, por i vendosur që të fitojë lavdinë e tij. Ylli i Klivlendit po e tregon gjithmonë e më të saktë vendimin që mori për të kaluar këtë sezon te Kavaliersat, ndërsa arriti fitoren e 8-të radhazi. E gjitha kjo në fushën e Lejkërsave, në Los Anxhelos, me shifrat bindëse 114-100, pavarësisht se vendasit udhëhoqën për shumë minuta. Në fund, fitoi freskia e miqve, dhe Miçëll shënoi 33 pikë, edhe pse gaboi shumë nga distanca. Bashkë me të, Darius Garland, ndërsa në SHBA po thuhet se kjo dyshe qenka bërë për njëri-tjetrin. Garlandi pati 24 pikë e 7 asistë. Lebron Xhejms shënoi 27 pikë, pati 7 topa në tabela e 4 asistë, por gaboi për tri pikë, madje edhe në gjuajtjet e lira. Klivlendi mban vendin e dytë në Lindje me 8 fitore e 1 humbje, ndërsa Lejkërsat janë në vendin e parafundit në Perëndim me vetëm 2 fitore e 7 humbje.

Sfidanti.al